﻿FRYMËZIM për Mac
================

Instalimi (vetëm herën e parë):

1. Tërhiqe "Frymezim" (Frymezim.app) në dosjen Applications.

2. Hape aplikacionin "Terminal" (Cmd + Space, shkruaj Terminal, Enter).

3. Kopjo këtë rresht, ngjite në Terminal dhe shtyp Enter:

   xattr -dr com.apple.quarantine /Applications/Frymezim.app

4. Hape "Frymezim" nga Applications.

Pse duhet hapi 3? Aplikacioni nuk është i nënshkruar me llogari të paguar të Apple,
prandaj Mac-u e bllokon derisa ta lejosh ti.


Si punon
--------
- Hapet një dritare e vogël dhe vetë Frymëzim hapet në shfletuesin tënd (Safari ose Chrome).
- Mos e mbyll dritaren e vogël derisa të punosh. Kur e mbyll, aplikacioni ndalet.
- Videot ruhen në kompjuterin tënd. Butoni "Hap dosjen" t'i tregon në Finder.
- Interneti duhet vetëm për recitimet, përkthimet dhe sfondet e reja.

Të dhënat e tua:  ~/Library/Application Support/Frymezim
Nëse ka gabim, dërgo skedarët nga:  ~/Library/Application Support/Frymezim/logs

Përditësimi: shkarko versionin e ri dhe zëvendëso Frymezim.app në Applications
(pastaj përsërite hapin 3). Videot dhe cilësimet nuk fshihen.
